Lajm i fundit: Cavani tek gjiganti i Serie A!

Sulmuesi i Paris Saint Germain raportohet se kohëve të fundit i është ofruar Interit si zëvëndësim për Alexis Sanchez.

Inter sipas të gjitha gjasave do ta rikthejë Alexis Sanchez tek Manchester United pas një sezoni të dështuar tek zikaltërit me një dëmtim që pësoi dhe më pas kriza që kaploi nga COVID-19.

Gazzetta dello Sport raporton se Cavani është propozuar nga drejtuesit e klubit për shkak se kontrata e tij me parizienët skadon gjatë kësaj vere dhe 33 vjeçari është një sulmues që garanton gola.

Cavani prej 2007 deri në 20013 ka qenë pjesë e Palermos dhe Napolit duke shënuar më shumë se 100 gola në Serie A që dmth se uruguajani nuk është i huaj tek kjo ligë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here