Real Madrid pas yllit të Romës!

Real Madrid duket se e ka seriozisht në mendje transferimin e sulmuesit boshnjak të Romës, Edin Dzeko.

Boshnjaku është një sulmues mjaft i vlerësuar në Europë dhe vetëm interesimi i një skuadre si Real Madrid mund ta bind atë të largohet nga skuadra romane.

Mediat spanjolle deklarojnë se Dzeko është sulmuesi i preferuar i trajnerit Zinedine Zidane dhe ai po kërkon transferimin e tij gjatë kësaj vere.

Kontrata e 34 vjeçarit skadon në 2022 dhe për momentin ai është lojtari më i paguar i Romës me 7 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here