E bujshme: Willian drejt Serie A, por jo te Juventus!

Siç raporton e përditshmja angleze The Sun, Inter është futur në garë për sulmuesin  e Chelsea, Willian.

Kontrata e brazilianit me Blutë e Londrës skadon në fund të sezonit dhe agjenti i tij ka filluar të kërkojë skuadër të re për 31-vjeçarin.

Disa ditë më parë u raportua se Willian mund të bashkohet përsëri me Sarrin te Juventusi, mirëpo tani në garë është futur edhe Interi.

Mirëpo tani Conte ka shfaqur interesim për brazilianin dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë para Juventusit.

Willian dhe Conte kanë fituar titullin e Premier League sëbashku te Chelsea. Mbetet ta shohim nëse Willian do të qëndrojë në Premier League apo do të transferohet në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here