Lautaro ka arritur marrëveshje me Barcelonën, por Inter kërkon yllin e Katalanasve në këmbim

Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Lautaro Martinez dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja edhe me Interin.

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka arritur marrëveshje me Lautaron, mirëpo Interi kërkon në këmbim Arthurin.

Barcelona nuk është e gatshme ta paguaj klauzolën e Lautaros prej 111 milionë eurove dhe Katalanasit janë të gatshëm tia ofrojnë Interit disa lojtarë.

Neroaxurët kanë kërkuar nga Barcelona Arthur Melon, i cili pëlqehet shumë nga Antonio Conte.

Për brazilianin ka shfaqur interesim edhe Juventusi dhe mëngjesin e sotëm u raportua se Barcelona dhe Biankonerët kanë nisur bisedimet.

Mirëpo  tani Neroaxurët janë në pole position për transferimin e Arthur, pasiqë Barcelona e dëshiron me çdo kusht Lautaron dhe besohet se Katalanasit janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë për të arritur deri te objektivi i tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here