Messi zbulon emrat e gjashtë futbollistëve për të cilët flet djali i tij Thiago

Lionel Messi ka zbuluar se djali i tij Thiago flet për gjashtë futbollistë gjatë tërë kohës, e njëri prej tyre është edhe rivali i tij Cristiano Ronaldo.

Thiago është një tifoz i madh i futbollit dhe përveç babait të tij futbollistët e tij të preferuar janë Cristiano Ronaldo, Luis Suarez, Antoin Griezmann, Arturo Vidal, Kylian Mbappe dhe Neymar

Këtë e ka zbuluar Messi në një intervistë për Mundo Deportivon: “Ai (Thiago) flet shumë rreth Suarezit, me të cilin jemi shumë miq, rreth Griezmannit dhe Vidalit për stilin e tij të flokëve. Ai gjithashtu flet edhe për lojtarët jashtë Barcelonës, Mbappe, Ronaldo dhe Neymar. Ai i njeh të gjithë dhe bën shumë pyetje rreth tyre.”

Thiago është pjesë e grupmoshave të Barcelonës dhe disa muaj më parë kishte shënuar një gol dhe ndoshta ka potencialin për tu bërë si babai i tij në të ardhmen.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here