Nuk ka më dyshime: Inter transferon Aubameyang për një shifër qesharake

Arsenali është i gatshëm ta shesë Pierre Emerick Aubameyang për shifrën e 35 milionë eurove, raporton The Sun.

Gabonezi ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, mirëpo palët janë larg marrëveshje për rinovim dhe prandaj Topçinjtë janë të gatshëm ta shesin atë për një shumë modeste.

Arsenali është i gatshëm ta shesë Aubameyang për shifrën e 35 milionë eurove edhe pse e blenë atë për 65 milionë euro nga Borussia Dortmund.

Interi është në kërkim të një qendërsulmuesi, pasiqë Lautaro pritet të largohet dhe Aubameyang shihet si pasuesi ideal, e për më tepër që tani mund ta transferojnë për 35 milionë euro.

Aubameyang ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 20 gola, 17 prej tyre në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here