Oferta është gati: Milan transferon pasuesin e Donnarummas

Milani ka nisur sulmin për transferimin e portierit të Sporting Lisbon Luis Maximiliano.

Gianluigi Donnarumma pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit dhe Rosonerët e shohin portugezin si pasuesin ideal të italianit.

21-vjeçari është portieri i parë i Sporting Lisbon që nga muaji dhjetor dhe shihet si zëvendësues afatgjatë i Donnarummas.

E përditshmja portugeze A Bola, raporton se Milani ka përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurove për Maximianon, klauzola e të cilit është 45 milionë euro.

Sporting Lisbon besohet se do ta pranojë ofertën e Rosonerëve pas krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here