Arsenal dhe Manchester United në garë për yllin e Monacos!

Sulmuesi francez Ben Yedder është në radarët e gjigantëve anglez të Arsenal dhe Manchester United.

Wissam Ben Yedder duket se e pëlqen më shumë të nënshkruajë një kontratë me skuadrën londineze të Arsenal, raporton L’Equipe.

Francezi mund ta lë Monacon qysh prej kësaj vere pavarësisht faktit që në kontratën e tij ka edhe 4 vite me klubin francez.

Ben Yedder këtë sezon ka shënuar plot 19 gola në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Monacon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here