Arthur në Serie A, por jo tek Inter!

Duket se thashethemet për një transferim të Arthur drejt Serie A duket se kanë diçka të vërtetë brenda, raporton Calcio Mercato.

Mësohet se Maurizio Sarri e çmon shumë brazilianin për aftësitë e tij fizike dhe teknike në zonën e mesfushës.

Arthur qysh prej transferimit tek Barcelonës ka hasur në vështirësi për të siguruar një vend titullari tek katalanasit, situatë kjo që nuk ndryshoi as me ardhjen e Quique Setien i cili në 11 ndeshje të mundshme e ka aktivizuar vetëm 4 herë.

Përveç kësaj Barcelona pritet të humbas plot 125 milionë euro nga kriza ekonomike dhe përveç Todibos që pritet të largohet drejt Everton duket se edhe Arthur mund të lërë Camp Nou për tu transferuar në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here