Conte e dëshiron me çdo kusht: Zhang gati t’ia plotësojë dëshirën, Inter transferon yllin e…

Siç raporton Gazzetta dello Sport, Antonio Conte ia ka kërkuar Interit transferimin me çdo kusht të Emerson Palmierit në verë.

Blutë e Londrës janë të gatshëm ta lënë të lirë të largohet, pasiqë dëshirojnë të arkëtojnë para për merkaton e verës dhe Palmieri nuk bën pjesë në planet afatgjate të klubit.

Emerson ka luajtur edhe më parë në Serie A te Roma dhe Parma. Braziliani ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon me Chelsean, ndërsa Conte e sheh atë si përforcimin ideal për krahun e majtë.

Vlera e 25-vjeçarit në treg është rreth 25 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Interin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here