Inter në telashe, Liverpool gati ti rrëmbejë yllin e saj!

Inter javët e fundit është duke punuar intenzivisht për të siguruar një kontratë të re me futbollistin e saj, Marcelo Brozovic.

Duke pasuar edhe një sezon tjetër të suksesshëm, Neroazzurët po kërkojnë që të sigurojnë kroatin edhe për disa vite të tjera.

Mirëpo drejtuesit e Inter duhet të tregohen të shpejtë në këtë operacion për shkak se për shërbimet e tij interesim të madh ka shfaqur skuadra angleze e Liverpool.

Inter po negocion për një kontratë të re por Brozovic ka një klauzolë të largimit prej 60 milionë eurosh e cila mund të përdoret gjatë kësaj vere prej ‘The Reds’ nëse Inter nuk arrin një marrëveshje të re me lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here