Koronavirusi bllokoi transferimin e bujshëm të Diego Costas

Po të mos kishte ardhur emergjenca Coronavirus, karriera e Diego Costa-s do të  mund të kishte vazhduar tek Inter Miami.

Lajmi e ka dhënë AS, që ka theksuar se sulmuesi i Atletico Madrid ka përfunduar në shënjestrën e klubit të David Beckham.

Anglezi, në fakt, synon të marrë në MLS një lojtar të madh dhe vëmendja e klubit ishte përqendruar te sulmuesi spanjoll, me të cilin ish-mesfushori ka patur disa kontakte javët e kaluara.

Pandemia ka bllokuar negociatat, me Spice Boy që tani mund të kthejë sytë nga James Rodriguez, Luka Modric dhe Arturo Vidal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here