Ministri Italian i Sportit jep lajmin e keq për Serie A

Ministri Italian i Sportit Vincenzo Spadafora ka deklaruar se sipas tij gjasat që sezoni i Serie A të vazhdojë janë të pakta.

Kampionatet në Itali kanë dy muaj që janë pezulluar  për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe ende nuk është e sigurtë nëse sezoni i Serie A do të vazhdojë.

Javën e kaluar klubet votuan në favor të vazhdimit të sezonit në rast se qeveria e lejon këtë, mirëpo ende nuk është marrë vendim final për datën e rifillimit.

“Komiteti i shkencës dhe FIGC janë në bisedime për rikthimin e sezonit. Rikthimi i klubeve në stërvitje nuk nënkupton 100% rifillimin  e Serie A. Unë personalisht e shoh si të pamundur vazhdimin e sezonit”, ka thënë Spadafora.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here