Bombë: Timo Werner transferohet në Serie A

Timo Werner pritet të largohet nga RB Leipzig në fund të sezonit, raporton Sky Sport Italia.

Në garë për gjermanin janë Liverpooli, Interi dhe Juventusi. Edhe pse dukej që Werner do ta vazhdojë karrierën te Liverpooli, gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio ka lansuar një lajm bombastik.

Sipas Di Marzios Inter dhe Juventus kanë kontaktuar agjentin e gjermanit dhe janë të gatshëm që ta transferojnë atë. Dy gjigantët italian tani janë në pole position për transferimin e Wernerit.

Werner vlerësohet 60 milionë euro dhe mbetet ta shohim se kush do ta arrijë të firmos me të.

Gjermani ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon ku ka shënuar 27 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here