Derby della Madonnina në merkato: Inter dhe Juventus dëshirojnë yllin e Romës

Inter dhe Juventus janë të interesuar për transferimin e mesfushorit të Romës, Lorenzo Pellegrini dhe mund të tentojnë transferimin e 23-vjeçarit në verë, raporton Calciomercato.com.

Pellegrini ka kontratë me Romën deri në vitin 2022 dhe bisedimet për rinovimin kanë ngecur.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja për kontratë të re deri në qershor, atëherë klauzola e tij prej 30 milionë eurove do të jetë aktive dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë Interi dhe Juventusi.

Pellegrini ka luajtur 24 ndeshje me Romën këtë sezon dhe shënuar tre gola dhe ka bërë 11 asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here