E bujshme: Gjiganti italian transferon Muriqin

Napoli ka nisur sulmin për transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahce.

Lajmin e ka bërë të ditur portali turk Fanatic, që shkruan se drejtuesit e Napolit kanë kontaktuar Fenerbahcen për transferimin e bomberit kosovar.

Napoletanët janë në kërkim të një sulmuesi të ri, pasiqë Mertens dhe Callejon pritet të largohen nga San Paolo, ndërsa Milik kërkohet nga Juventusi.

Interesim për Muriqin ka shfaqur edhe Tottenham. Muriqi ka luajtur 28 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 15 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here