Hart i hapur për një transferim tek Leeds!

Portieri i Burnley, Joe Hart, duket se është i gatshëm që gjatë kësaj vere të transferohet tek skuadra e Leeds United, raporton Football Insider.

Hart do të jetë një lojtar pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe Leeds do të kenë nevojë për të gjetur zëvëndësuesin e Kiko Casillas, i cili do të largohet në fund të këtij sezoni.

Tani në moshën 33 vjeçare, ish portieri i kombëtares angleze është në gjendje të pranojë edhe një ulje page vetëm për të pasur një skuadër për të vazhduar karrierën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here