Inter dhe Juventus në garë për yllin gjerman!

Juventus, Inter dhe Liverpool janë në bisedime me sulmuesin gjerman Timo Werner, raporton  Sky Sport Italia, pasi ai do të largohet nga RB Leipzig gjatë kësaj vere.

Gjermani rinovoi kontratën me RB Leipzig verën e kaluar mirëpo duket se këtë verë ka vendosur të nisë një aventurë të re.

Përfaqësuesit e Inter dhe Juventus kanë filluar bisedimet me agjentin e lojtarit dhe çmimi i Werner sillet diku tek 70 milionë eurot.

Werner këtë sezon ka shënuar 27 gola dhe 12 asistime në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here