Bombë: Manuel Neuer transferohet në Serie A

Manuel Neuer duket se nuk do ta mbajë fanellën e Bayernit të Munihut sezonin e ardhshëm.

Bavarezët pritet ta transferojnë Nubelin nga Schalke me parametra zero, ndërsa ende nuk i kanë ofruar kontratë të re Neuerit. Kontrata aktuale e gjermanit me Bayernin skadon në vitin 2021 dhe duket se Bavarezët do ta shesin atë këtë verë.

Siç raporton todofichajes.com, Juventusi ka shfaqur interesim për transferimin e Neuer dhe Biankonerët kanë përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurove për gardianin gjerman.

Neuer u transferua te Bayerni në vitin 2011 nga Schalke, ndërsa Bavarezët kishin paguar 30 milionë euro për të.

Tani Neuer është shumë pranë largimit nga Bayerni dhe destinacioni më i mundshëm është Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here