Oferta është gati: Inter ofron një yll dhe para për Chiesan

Gazeta italiane Tuttosport, shkruan se Interi ka gati një ofertë tunduese për Fiorentinën.

Federico Chiesa është objektivi kryesorë i Interit dhe Neroaxurët kanë gjetur formulën për të arritur deri tek firma e tij.

Interi është i gatshëm t’ia ofrojë Fiorentinës kartonin e Radja Nainggolan dhe 40 milionë euro për Chiesan.

Kujtojmë që te Fiorentina luan sot në formë huazimi nga Interi edhe Dalbert, që ka një vlerë rreth 12 milionë euro.

Klubi milanez mund të përfshijë në bisedime edhe këtë lojtar. Conte e kërkon me ngulm Chiesan, pasi e konsideron njeriun e duhur për krahun e djathtë, por edhe një alternativë të besueshme në vijën e parë, në rast emergjence.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here