Raul Jimenez: Nuk do ta refuzoja Barcelonën apo Realin

Sulmuesi i Wolves Raul Jimenez ka thënë se nuk do ta refuzonte Barcelonën apo Real Madridin nëse do ti jipej rasti për tu transferuar.

Jimenez ka shkëlqyer këtë sezon  duke shënuar 22 gola në të gjitha kompeticionet.

Me paraqitjet e tij Jimenez ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

“Mësoj (për transferimet) nga mediat sociale. Tashmë më kanë dërguar te Real Madridi, Chelsea, Manchester Unitedi, Arsenali dhe çdo ditë vjen nga një klub i ri. Duhet të jem i qetë, nëse flasin për mua, do të thotë sepse po i bëj gjërat mirë”.

“Do të doja të vazhdoja në Angli. Ja i lumtur, i përshtatur dhe më pëlqen ideja (të qëndroj në Ligën Premier). Nëse më thoni se nesër do të vijë një ofertë nga Real Madridi ose Barcelona, padyshim se nuk do ta lejoja një mundësi të tillë të më ikte, por nëse qëndroj këtu, po luftoj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, për gjërat e rëndësishme”, ka deklaruar Jimenez për ESPN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here