Donnarumma dhe Milan diskutojnë zgjatjen e kontratës!

AC Milan dhe Gianluigi Donnarumma kanë një vit që po zhvillojnë bisedime për rinovimin e kontratës, raporton Gazzetta dello Sport.

Kontrata e portierit skadon në 2021 dhe Milan nuk dëshiron që vitin e ardhshëm ta humbin lojtarin pa përfituar asnjë shumë prej largimit të tij.

Megjithatë Donnarumma nuk dëshiron që ta lërë klubin për asnjë arsye të fortë dhe për këtë arsye bisedimet për rinovimin e kontratës po vazhdojnë mes palëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here