Roma në garë për Todibo!

Roma ka hyrë në garë për mbrojtësin e Barcelonës Jean-Clair Todibo, i cili këtë sezon ka qenë i huazuar tek skuadra e Schalke 04.

Mbrojtësi francez ka zhvilluar 7 ndeshje me klubin gjerman duke krijuar përshtypje shumë të mira tek drejtuesit e klubit gjerman.

Schalke ka të drejtën e blerjes së lojtarit për shifrën e 25 milionë eurove mirëpo deri tani asgjë konkrete nuk është ndërmarrë nga drejtuesit gjermanë.

Ndërkohë Roma e sheh Todibon si zëvëndësuesin ideal të Chris Smalling i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere për tu rikthyer tek Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here