Shokohet City: Ylli i skuadrës paralajmëron largimin nëse…

Mesfushori i Manchester Cityt Kevin De Bruyne, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me të ardhmen e tij. 

Belgu ka bërë të ditur se mund të largohet nga Etihad nëse nuk hiqet dënimi 2-vjeçar për të luajtur në Champions.

“Jam duke pritur. Klubi na ka thënë ne se e kanë apeluar çështjen dhe janë të bindur 100% se kanë të drejtë. Kjo është arsyeja se pse jam duke pritur se çfarë do të ndodhë. Kam besim tek skuadra ime.

“Kur vendimi zyrtar i apelit të dalë do të rishoh gjithçka. Dy vite janë shumë, nëse është një vit mund ta shoh. Guardiola? Nuk do të largohet. Ai ka thënë se do të jetë dhe vitin tjetër, pavarësisht gjithçkaje. Vendimi im nuk ka lidhje me atë që do të marrë Pep”, – tha ai për HLN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here