Suarez drejt MLS?!

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është duke u vëzhguar me shumë kujdes nga disa skuadra të MLS, si psh Inter Miami, raporton Marca.

Situata financiare tek Barcelona nuk është shumë e mirë shkaku i COVID-19 dhe një shifër e majme mund të bindë drejtuesit katalanas për ta shitur uruguajanin.

Kjo hipotezë vërtetohet edhe më shumë pasi Barcelona po synon që këtë verë të sjellë në Camp Nou edhe Lautaro Martinezin nga Inter, duke rrezikuar kështu vendin e titullarit Suarezit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here