Totti zbulon arsyen pse Salah u largua nga Roma

Legjenda e Romës, Francesco Totti këmbëngul se Mohamed Salah nuk e la klubin italian për të kaluar te Liverpooli.

Në vitin 2017, Reds u përpoqën disa herë ta blejnë Salah deri sa arritën marrëveshje për një shifër rreth 40 milionë euro plus bonuse.

Dhe ‘Mbreti Egjiptian’ ka rezultuar një biznes të jashtëzakonshëm, duke shkëlqyer për Liverpoolin në Ligën Premier dhe garat evropiane që nga ajo kohë.

Por, Totti këmbëngul se nuk kishte kuptim që Salah të “braktiste” Romën dhe përkundrazi thekson situatën në të cilën klubi italian ishte në atë kohë.

Duke folur në një intervistë të drejtpërdrejtë në Instagram, Totti zbuloi arsyen e vërtetë të largimit të egjiptianit.

“Ai [Salah] nuk e braktisi Romën. Në atë kohë ndërmarrja ishte në krizë”.

“Nuk ishte ai që u largua, le t’i sqarojmë gjërat”, ka thënë Totti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here