Manchester United duket se ka vendosur që edhe këtë sezon mos ta rikthejë në Old Trafford, Dean Hendersonin, përkundër formës së jashtëzakonshme që ka treguar.
Anglezi i talentuar ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League me Sheffield United.
Henderson aktualisht është në sezonin e dytë tek Sheffield, por mesa duket do të qëndrojë edhe për një vit tjetër pasi ‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë në plan ta rikthejnë atë edhe këtë verë.
Këtë sezon portieri ka zhvilluar 27 paraqitje duke pësuar vetëm 22 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur për 10 ndeshje.