Lojtarët e Newcastle dëshirojnë qëndrimin e Bruce!

Trajneri i Newcastle, Steve Bruce, duket se do të marrë një mbështetje të plotë nga gjithë lojtarët e tij për të qëndruar akoma në drejtimin e skuadrës angleze.

The Sun deklaron se Bruce pëlqehet shumë nga lojtarët dhe këta të fundit duan ti tregojnë drejtuesve të klubit se ai e meriton vendin e trajnerit edhe për sezonin tjetër.

Me Newcastle që tani ka pronarë të rinj, javëve të fundit përflitej se në vend të Steve Bruce do të vinte Mauricio Pochettino ose Rafa Benitez por kjo gjë duket e vështirë për tu arritur kur shikon mbështetjen që ai gëzon prej lojtarëve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here