Martinez do të zgjasë kontratën me Belgjikën!

Ish trajneri i Everton, Roberto Martinez, duket se ka vendosur që të rinovojë kontratën me kombëtaren e Belgjikës, raporton Sky Sports.

Martinez momentalisht ka një kontratë deri në mesin e vitit 2020 ndërsa kontrata e re do ta mbajë atë në drejtimin e Belgjikës edhe pas Kupës së Botës që do mbahet në Katar në 2022.

Qysh prej marrjes së drejtimit të kombëtares belge në 2016, Martinez në 43 ndeshje të zhvilluara ka humbur vetëm 3 prej tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here