Milan nis bisedimet me Jorge Mendes: Rosonerët transferojnë yllin e Premier League

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Jorge Mendes po punojnë për një përforcim të madh nga Premier League.

Objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës është transferimi i një mesfushori dhe mediat zbulojnë se dëshira më e madhe është ylli i Wolverhampton, Ruben Neves.

Ruben Neves u transferua te Wolves para dy viteve për shifrën e 14 milionë paundëve dhe me paraqitjet e tij ka bërë që tani ai të cilësohet si njëri nga  mesfushorët më të mirë në Premier League.

Milani do të ofrojë kartonin e Franck Kessie për të cilin ka shfaqur interesim Wolves dhe 30 milionë euro për të arritur deri te Neves.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here