Tottenham në pole position për transferimin e Rakitic

Siç raporton Mundo Deportivo, Tottenham është favorit për të firmosur me Ivan Rakitic.

Kroati pritet të largohet nga Barcelona pas pesë viteve në Camp Nou, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Juventusi, Interi dhe Atletico Madrid.

Mirëpo në garë për Rakitic është përfshirë edhe Tottenham dhe Spurs mund ta sigurojnë kartonin e tij duke përfshirë në operacion Ndombelen, për të cilin ka shfaqur interesim Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here