Çmimi i Sane i pajustifikueshëm!

Ylli i Manchester City, Leroy Sane, akoma nuk është bërë njëri prej lojtarëve më me vlerë në merkato, janë këto fjalët e ish menaxherit të Bayern Munich, Jupp Heynckes.

Anësori gjerman verën e kaluar ishte pranë një kalimi tek bavarazët mirëpo një gjë e tillë nuk u bë e mundur shkaku i një dëmtimi që pësoi Sane.

Me bisedimet në mes klubeve që kanë stagnuar për transferimin e tij, Jupp Heynckes ka deklaruar se futbollisti ka nevojë për më shumë vazhdimësi të kësaj forme për ta treguar veten si njëri prej më të mirëve në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here