Conte dëshiron Pogban tek Inter!

Një tjetër skuadër e Serie A dëshiron shërbimet e francezit.

Inter ka shprehur gatishmërinë për të luftuar që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Manchester United, raporton Gazzetta dello Sport.

Antonio Conte është i pakënaqur me mesfushën e tij aktuale ku edhe blerja e Christian Eriksen rezultoi në një dështim deri më tani.

Inter pritet të ketë gati paratë për transferimin e Pogbas pasi disa lojtarë pritet të largohen këtë verë nga Neroazzurët, mirëpo ka mbetur që edhe Pogba të pranojë një ulje page që të arrihet një marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here