Merkel jep dritën jeshile, ja kur fillon Bundesliga…

Bundesliga përgatitet të rinisë sezonin dhe kështu futbolli do të kthehet në Gjermani më herët se në ccdo vend tjetër në Europë.

Një lajm ky i bujshëm të cilin e ka zbuluar “Reuters”, nga fjalë të familjeve të mëdha që drejtojnë biznese dhe janë edhe aksionere në klube të caktuara.

Kështu, Angela Merke, kancelarja gjermane, ka dhënë “ok” dhe tani pritet edhe dekreti i firmosur për të rihapur futbollin në datën 15 maj. Pritet që ditën e mërkurë të vijë edhe lajmërimi.

Ndërkohë, vazhdon procedura e testimeve të futbollistëve më tampon, teksa ditën e djeshme rezultuan 10 pozitivë mes Bundesligas dhe deri në kategorinë e tretë. Sot dhe në vazhdim do të ketë testimë të tjera, ndërsa janë bërë më shumë se 1 mijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here