Ministri Italian i Sportit jep lajmin e madh për Serie A

Janë lajmet e para të rëndësishme për rifillimin e futbollit italian. Që prej ditës së djeshme futbollistët kanë filluar të stërviten individualisht.

Nga 18 maji pritet që skuadrat të stërviten në mënyrë kolektive, ndërsa një tjetër lajm të mirë e ka dhënë edhe Ministri i Sport, Vincenzo Spadafora.

Spadafora në një intervistë për Rai1 ka thënë se shpreson që Serie A mund të rifillojë dhe të përfundojë gjatë verës. Spadafora një javë më parë ishte pesimist për rifillimin e Serie A dhe madje ishte kundër rifillimit në këto kushte.

“Harta e planifikuar e rrugës që duhet ndjekur është konfirmuar, stërvitja individuale ka rifilluar më 4 maj, protokolli është shtrirë edhe te lojtarët, të cilët duhet të stërviten individualisht dhe jo me ekipin. Nga 18 maji do të jetë e mundur të fillohet përsëri me seancat në grup. Brenda kësaj jave duhet të të kemi një përgjigje përfundimtare. Ka pasur disa dyshime nga ana e komitetit tekniko-shkencor, por jam i sigurt që futbolli do të gjejë një zgjidhje të duhur.

Sezoni duhet të rinisë e përfundojë i plotë me siguri. Deri më sot nuk e dimë me siguri nëse do të jetë e mundur të rifillohet në mes të qershorit, por unë shpresoj. Rifillimi i kampionatit? Unë sinqerisht shpresoj kështu, do të ishte surreale nëse nuk do ta mendoja këtë, pasi jam ministri i sportit. Tonet e këtyre ditëve janë rezultat i presionit të tepërt për një zgjidhje të menjëhershme. Gjithçka do të varet nga situata e infeksionit që do të kemi në këto dy javë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here