Odriozola rikthehet në Spanjë, por jo te Reali

Alvaro Odriozola mbylli aventurën te Bayern Munich ku u huazua për 6 muaj dhe ku luajti vetëm 2 ndeshje.

Te Real Madrid mbrojtësi 24-vjeçar nuk ka hapësira me Zidane në stol ndaj dhe në verë ai duhet të bëjë sërish gati valixhet.

Kësaj radhe Odriozola do të qëndrojë në La Liga ku Sevilla e dëshiron me çdo kusht pasi ishte pikërisht Lopetegui që e afroi te Real Madrid në 2018 dhe e njeh shumë mire si lojtar.

Real Madrid e vlerëson rreth 18 milionë euro kartonin e mbrojtësit dhe nga ana tjetër Monchi ofron huaimin me të drejtë blerjeje pas 1 ose 2 sezonesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here