Paqueta mbetet në Serie A, rivalët e Milanit në garë për brazilianin

Rrugët e Milanit dhe Paquetas në verë do të ndahen.

Mesfushori brazilian që ka vuajtur këtë sezon të gjejë hapësira në fushë nuk është në planet e Piolit i cili nuk e konsideron titullar.

Ofertat për lojtarin nuk kanë munguar që nga PSG e deri te skuadrat italiane dhe nuk përjashtohet që Paqueta të qëndrojë në Serie A.

Eshtë Fiorentina që mund ta shndërrojë brazilianin në lojtarin më të rëndësishëm të skuadrës por edhe Roma.

Trajneri Fonseca mendon se Paqueta mund të shkëlqejë ndërsa duhet gjetur akordi për të kënaqur edhe kërkesat ekonomike të Milanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here