Punë e kryer: Milani siguron goditjen e parë të madhe për merkaton e verës, zyrtarizimi javën tjetër

Milani është në bisedime të avancuara me përfaqësuesit e sulmuesit të Napolit, Dries Mertens dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet javën tjetër.

Mertens ishte i lidhur me një transferim te Chelsea, por spanjollia TodoFichajes, shkruan se Rosonerët kanë arritur që ta bindin belgun.

Kontrata e tij me Napolin skadon në 30 qershor dhe Mertens  dëshiron që të mbetet në Serie A.

Marrëveshja është pranë finalizimit dhe javën tjetër pritet zyrtarizimi. 32-vjeçari ka shënuar 121 gola për Napolin në 311 ndeshje të luajtura.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here