Chelsea i interesuar për Gosens!

Chelsea do të tentojë gjatë kësaj vere transferimin e mbrojtësit të majtë të Atalantas, Robin Gosens, sipas raportime të 90min.

25 vjeçari shihet si një lojtar potencial në sezonin e ardhshëm tek skuadra e Frankie Lampard, pasi londinezët kërkojnë një zëvëndësues për Marcos Alonso dhe Emerson.

Inter dhe Lyon janë gjithashtu në garë për Gosens, ku Atalanta pritet të kërkojë 30 milionë euro për ta lënë atë të lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here