Coronavirusi ndalon transferimin e Neymar te Barcelona

Barcelona është duke vazhduar me përpjekjet e tyre për të transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain, mirëpo ende nuk kanë sukses.

Skuadra katalunase e shiti brazilianin në itin 2017 për shumë rekorde 222 milionë euro, ndërsa ka disa afate që po tentojnë të rikthejnë atë në Camp Nou.

Por, coronavirusi tani ka vështirësuar punët e Blaugranasëve që të transferojnë 28-vjeçarin, që po ashtu e dëshiron rikthimin në Spanjë.

PSG ka bërë të ditur se ata duan jo më pak se 200 milionë euro për kartonin e Neymarit, derisa Barcelona po tenton të ofrojë disa lojtarë.

Kampioni i Ligue 1 është duke kërkuar Ousmane Dmebelen dhe Antoine Griezmannin, mirëpo skuadra nga La Liga e refuzon një ide të tillë.

Barcelona dëshiron të ofrojë lojtarë të tjerë dhe një shumë të vogël, pasi coronavirusi i ka futur atë në një krizë financiare dhe nuk do i lejojë të paguajnë shuma të majme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here