Lautaro Martinez duhet që akoma të qëndrojë tek Inter për të vazhduar zhvillimin e tij si një sulmues që në të ardhmen do të jetë prej më të mirëve në botë.
Këto të paktën janë fjalët e ish futbollistit të kombëtares së Argjentinës dhe gjithashtu ish lojtar i Inter, Hernan Crespo.
22 vjeçari po kërkohet nga Barcelona që një kohë të gjatë dhe kërkohej transferimi i tij qysh prej janarit, ku këtë sezon Lautaro ka shënuar 16 gola në 31 paraqitje.