Gati shkëmbimi spektakolarë: Pogba në Torino, tre yjet e Juventusit në Old Trafford!

Juventus është i gatshëm tia ofrojë Manchester Unitedit tre yje në këmbim të Paul Pogba.

Pogba u transferua te United në vitin 2016, por francezi dëshiron rikthimin në Torino. Por Pogba do të mund të kthehet te Juventusi në rast se United pranon ofertën e Biankonerëve.

Djajtë e Kuq i vendosën verën e kaluar Pogbas një çmim prej 150 milionë eurove, por pas krizës me koronavirusin një transferim i tillë këtë verë është i pamundshëm.

Te Juventus dëshirojnë të përfitojnë nga kjo situatë dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Unitedit Douglas Costan, Alex Sandron dhe Federico Bernardeschin.

Solskjaer pëlqen shumë Costan dhe Sandron dhe besohet se United do ta pranojë ofertën e Juventusit.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here