Manchester United bën ofertën e fundit për Gomes!

Manchester United i ka ofruar një kontratë të re Angel Gomes me një pagë javore që pritet të arrijë 30,000 funta në javë, sipas the Sun.

19 vjeçari është në vitet e fundit të kontratës dhe një largim pritet të ndodhë nëse nuk nënshkruhet kontrata e re pasi skuadra londineze e Chelseas ka shfaqur interesim për të.

Por United beson se mund të arrijë një marrëveshje me futbollistin e saj mirëpo Gomes para se të nënshkruaj një kontratë të re do të sigurohet që do ketë mundësi të luajë për skuadrën e parë të United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here