Në ditën e sotme para 11-të viteve Iniesta ia kishte thyer zemrat tifozëve të Chelsea (VIDEO)

Andres Iniesta ka shënuar gola shumë të rëndësishëm, por disa prej tyre veçohen.

Në vitin 2010 Iniesta shënoi ndaj Holandës në finalen e Kupës së Botës dhe ia siguroi Spanjës Botërorin, por ky nuk është goli i vetëm që e mbajmë mend.

Në ditën e sotme para 11-të viteve Barcelona ishte mysafire e Chelsea në Stamford Bridge dhe luhej ndeshja e dytë e gjysëmfinales në Ligën e Kampionëve.

Blutë e Londrës kishin epërsi me rezultat 1-0, mirëpo Iniesta me një gol në sekondat e fundit e kishte kualifikuar Barcelonën në finalen e Romës.

Katalansit në finale u përballën me Manchester United dhe u shpallën kampion duke mposhtur Djajtë e Kuq me rezultat 2-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here