Werner refuzon United dhe Arsenal në favor të Liverpool!

Sulmuesi ka qenë objektiv i disa prej skuadrave më të mëdha të Premier League.

Përfaqësuesit e Manchester United dhe Arsenalit kanë qenë në bisedimet me agjentin e sulmuesit mirëpo ai i ka refuzuar këto dy skuadra në pritje të një thirrje të Liverpool, raporton Bild.

Sulmuesi i RB Leipzig këtë sezon ka shënuar 27 gola në 36 ndeshje gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet.

24 vjeçari mesa duket për sezonin e ardhshëm dëshiron që të jetë nën urdhërat e Jurgen Klopp në Anfield Road.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here