Derbi në merkato: Inter dhe Juventus në garë për yllin e Sassuolos

Inter dhe Juventus janë të interesuar për transferimin e mesfushorit të Sassuolos Manuel Locatelli, raporton Calciomercato.com.

22-vjeçari ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon te Sassuolo dhe kjo ka bërë që shumë klube të shfaqin interesim për të.

Sassuolo e transferoi Locatellin nga Milani për shifrën e 14 milionë eurove dhe tani vlera e tij në treg është dyfishuar.

Inter dhe Juventus e pëlqejnë shumë italianin i cili ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2022/23.

Në merkaton e verës pritet të kemi derbi për Locatellin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here