FOTO: Milan dhe Inter prezantojnë projektin për stadiumin e ri

Inter dhe Milan kanë prezantuar projektin për San Siron e ri dhe rifunkcionalizimin e tij.

Dy gjigantët e Milanos dëshirojnë të ndërtojnë një super stadium, ndërsa në garë për ta fituar projektin janë dy kompani Manica (kompani italiane) dhe Populus (kompani amerikane).

Milan dhe Inter e ka dorëzuar projektin në komunën e Milanos, projekt ky që synon ndërtimin e një stadiumi të klasit botëror.

Një pjesë e San Siros do të mbetet dhe do të jetë i dedikuar për aktivitete sportive dhe kulturore.

Ky projekt do të arrijë shifrën e 1 miliardë eurove dhe do të krijojë me mijëra vende pune.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here