Rakitic komenton zërat për largimin nga Barcelona

Ivan Rakitic ka deklaruar se është i lumtur te Barcelona.

Ivan Rakitic ka komentuar zërat për largimin e tij nga Barcelona dhe ka bërë të ditur se është i lumtur në Camp Nou.

32-vjeçari do të futet në vitin e fundit të kontratës me Katalansit dhe janë shtuar zërat për largimin e tij nga Camp Nou.

Në një intervistë për Sky Sport Deutschland, Rakitic deklaroi: “Jam mësuar me zërat. Jam këtu gjashtë vitë dhe çdo vit më kanë lidhur me një largim. Kam ende kontratë me Barcelonën dhe kur firmos kontratë mundohem ta përmbush atë deri në fund. Për momentin jam i lumtur këtu dhe nuk po mendoj për largimin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here