Serie A në pikëpyetje: Klubi italian konfirmon gjashtë raste të reja me coronavirus

Planet për rikthimin e Serie A janë vënë në pikëpyetje, pasiqë Fiorentin ka njoftuar se kanë regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19.

Klubet në Serie A po kryejnë teste mjekësore para se futbollistët të rikthehen në stërvitje.

Mirëpo optimizmin për rikthimin e Serie A e ka shuar Fiorentina e cila ka raportuar se ka identifikuar tre lojtarë dhe tre anëtarë të stafit me COVID-19.

Këta individë janë izoluar dhe pjesa tjetër e skuadrës do të nisë stërvitjen nesër.

Është një goditje e madhe për Violan, që tashmë kishte edhe lojtarë të tjerë si  Patrick Cutrone, German Pezzella dhe Dusan Vlahovic që kishin dal pozoti me coronavirus muajin e kaluar.

Disa anëtarë të stafit ishin gjithashtu të sëmurë, disa prej të cilëve është dashur të shtriheshin në spital.

Torino gjithashtu njoftoi se kishin gjetur një lojtar që të ishte me COVID-19 gjatë provave të djeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here