Tottenham udhëheq garën për Meunier!

Tottenham po udhëheq garë për transferimin e mbrojtësit të Paris Saint Germain, Thomas Meunier, raporton Le Parisien.

Përfaqësuesi i kombëtares belge do të mbetet pa kontratë gjatë kësaj vere që do të thotë se largimi nga kampionët e Ligue 1 dihet tashmë.

Mirëpo Spurs nuk do ta kenë shumë të lehtë për të arritur deri tek Meunier pasi në garë për të ka hyrë edhe skuadra gjermane e Borussia Dortmund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here